Një ngjarje e rëndë e ndodhur në fund të tetorit duket se po zbardhet përmes detajeve më të fundit që janë bërë publike.

Bëhet fjalë për vrasjen e futbollistit të Sao Paulo në Brazil, Daniel Correa Freitas, i cili u gjet i vdekur në një shkurre më 27 Tetor. Atij i ishte prerë fyti dhe organet gjenitale.

Tre ditë më vonë, policia braziliane arrestoi biznesmenin 38-vjeçar Edson Brittes Junior si person të dyshuar për vrasjen e futbollistit.

Ai pranoi se kishte vrarë 24-vjeçarin, sikurse thotë vetë “në një moment zemërimi”, pasi e kishte kapur duke u përpjekur të përdhunonte gruan e tij Cristiana.

Daniel ishte ftuar në festën e ditëlindjes së vajzës së çiftit, Allan, e cila festonte 18-vjetorin. Festa nisi fillimisht në një lokal nate dhe më pas vazhdoi në shtëpinë e familjes.

Sot mediat e huaja kanë publikuar fotot e futbollistit që qëndron në shtrat me mamanë e Allan, gruan e biznesmenit. Fotot u gjetën nga bisedat në Whatsappin e futbollistit, të cilat ai ja u kishte dërguar miqve të tij para se të vritej. Gruaja e biznesmenit po flinte, kurse 24-vjeçari kishte bërë foto të tyre dhe ua dërgonte shokëve në Whatsapp, ku shkruante: “Mund të fle këtu. Ka disa gra që po flenë nëpër shtëpi. Do ta ‘ha’ mamanë e vajzës që ka ditëlindjen….dhe babai është këtu”.

Policia beson se futbollisti është rrahur për vdekje në shtëpinë e familjes, para se trupi i tij të hidhej nëpër shkurre. Hetuesit nuk janë të sigurt, nëse futbollisti 24-vjeçar ka pasur aferë seksuale me bashkëshorten e biznesmenit të arrestuar për vrasje.

Biznesmeni i tha policisë futbollisti kishte shkelmuar derën e dhomës pasi ishte e mbyllur. Më pas kishte dëgjuar të bërtiturat e gruas së tij dhe shkoi menjëherë aty, duke larguar 24-vjeçarin nga krevati për të cilin dyshoi se po tentonte t’i përdhunonte gruan.

“E kam goditur shumë herë dhe e nxorra jashtë shtëpisë. Nuk e di nëse ishte zgjuar, i pavetëdijshëm apo nëse thjesht kishte mbyllur sytë”, tregoi biznesmeni. Më pas shtoi se kishte nxjerrë një thikë nga xhepi, me të cilin kishte vrarë futbollistin.

Policia ka arrestuar edhe gruan e vajzën e vrasësit, me akuzën se ishin përpjekur të bindnin dëshmitarët që të mbulonin vrasjen e kryer. Tre të dyshuar të tjerë që mendohet se kanë marrë pjesë në vrasjen futbollistit janë shpallur në kërkim.