Freiburgu e ka tronditur Bayern Munichun duke e nxjerr një barazim tejet të vonshëm, falë golit të Lucas Holter në sekondat e fundit të takimit të Bundesligës të shtunën në “Allianz Arena”.

Pas një periudhë të vështirë, Bayern Munich po vinte në këtë takim nga dy fitore radhazi në ligë dhe pritej ta vazhdonte atë me fitore të rehatshme ndaj vizitorëve të Friebugut, por goli i vonshëm i Holter në minutën e 90-të i la gojë hapur vendasit në takimin që u mbyll 1-1, raporton Gazeta Express.

Në një takim të dominuar plotësisht nga vendasit, Frieburgu ia doli ta marrë një pikë të vlefshme me vetëm një goditje drejt portës së Manuel Neuer.

Pas pak raporti i plotë