Është e ndaluar që gjyqtari i procedurës paraprake ose i Këshilli Penal të mos informoj palën tjetër, në këtë rast Sasho Mijallkovin për masën e paraburgimit, deklaroi për portalin MakFaks avokati i Sasho Mijallkovit, Antonio Apostollovski.

“Ndoshta ai do të ofronte dokument udhëtimi ose garancion. Pala tjetër duhet të shpreheshe. Mijallkov nuk ishte informuar se për të po kërkohet masa e paraburgimit. Mendoj se Gjykata po i tejkalon kompetencat e veta”- tha Apostollovski.

Avokati gjithashtu njoftoi se do të dërgoj ankesë për vendimin e paraburgimit të Mijallkovit.