Flakron Bexheti nga Aleanca për Shqiptarët i ftuar në Click Plus në Tv 21 me panelistët Kastriot Rexhepi nga Besa dhe analisti Muhamed Alili kanë diskutuar në temën e regjistrimit të popullsisë dhe amvisrive që planifikohet të mbahet më 2020. Flakron Bexheti tha se hapja e kësaj teme pikërisht tani kur kemi hapur debatin për ndryshimet kushtetuese është shumë diskutabile pse pushteti po hapë këtë temë mundë të jetë e qëllimshme që të defokusoj opinionin nga temat reale dhe momentale siç janë ndryshimet kushtetuese,kemi kohë edhe dy vite deri kur parashihet të mbahet ky operacion statistikorë dhe duke e ditur se regjistrimi nuk mvaret aspak nga Enti për Statistikë por Kuvendi është ai që sjellë vendimet dhe kushtet. Prandaj pikërisht nga këtu buron dyshimi se kjo vetëm një strategji e pushtetit për të defukusuar vëmendjen nga tema kryesore siç janë ndryshimet kushtetuese ku ne si Aleancë kërkojmë zgjidhjen e dy lështjeve kyçe siç është gjuha shqipe dhe përkatsia etnike e shqiptarëve.