Prokuroria Speciale Publike, sot në Gjykatën Themelore Shkupi 1, ka dorëzuar dy aktakuza të reja për rastin “Talir”, ku për keqpërdorim të detyrës zyrtare ngarkohet ish kryeministri, Nikolla Gruevski, I dënuar në rastin “Tank”, me dy vite burg.

Përmes njoftimit zyrtare nga PSP, kanë sqaruar se e aktakuza e parë lidhet me financimin e jashtëligjshëm të subjektit juridik-partisë politike VMRO-DPMNE, dhe e dyta ka të bëjë me ndërtimin e kundërligjshëm të selisë së kësaj partie. Në të dy rastet si i akuzuar hetohet Nikolla Gruevski.