Ish mbrojtësi i Juventusit, Patrice Evra ka shpjeguar një video bizare në Instagram duke thënë se “ai shkoi shumë lart kur thithi thonjtë e pulës”.

Francezi është i njohur për postimet e tij të çuditshme në Instagram dhe thënien e tij “E dua këtë ndeshje”.

Por, dje ai ka postuar një video bizare në rrjet në të cilën ai e përqafon me butësi një pulë të papërpunuar e ku klipi i tij u bë menjëherë viral.

“Dje postova një video dhe gjithçka ishte e egër, u bë e çmendur”, tha Evra sot.

“Ishte për ditën e falënderimeve. Disa njerëzve i është dukur qesharake, disa të tjerëve e pështirë, disa të tjerë e kishin parë atë te keqe. Ne të gjithë jemi ndryshe, faleminderit Zotit”.

“Unë vetëm e përqafova, vetëm përqafova mishin e saj. Po, shkova shumë larg kur thitha kthetrat e pulës…ishte e pështirë, pështirë”.

Evra po ashtu është sulmuar nga vegjetarianët dhe ua ka kthyer se ai i sheh ata duke ngrenë bar dhe pemë në kopshtin e tij, me kambanë në qafën e tyre, si lopët.

“Ne kemi nevojë për pemë! Me pëlqen kjo lojë”, ka konkluduar Evra.