Patrice Evra pranon se e ekzagjeroi me videon e fundit të postuar në rrjetet sociale ku ai luan me një pulë të papjekur, por është vetëmbrojtur pas kritikave të tifozëve.

Mbi 1.7 milionë njerëz e kanë parë videon deri tani, ku Evra vazhdon të përdorë frazën e tij të famshme “E dua këtë lojë”. Pas sulmit të shumë njerëzve, Evra është vetëmbrojtur nëpërmjet një postimi në Instagram.

“Bëra një video dje dhe shumë prej jush u çmendën,” shprehet Evra në videon e fundit.

“Ishte thjesht për Ditën e Falënderimeve. Disa njerëzve u duk për të qeshur, disa e quajtën të çuditshme, ndërsa shumë të tjerë e cilësuan të shpifur. Jemi të gjithë ndryshe, falë Zotit.

“Unë thjesht ledhatova dhe putha mishin. Kaq. Mbase e ekzagjerova duke lëpirë gishtat e pulës…ishte pak e shpifur.”