Trashëgimtari i punës së Arsene Wenger e pret një detyrë e madhe por drejtuesit e Emirates besojnë se ai është në krye të detyrës

Shefat e Arsenali besojnë shumë se klubi është duke ecur mirë në epokën e tyre të re nën urdhrat e Unai Emery.

“Nuk do të ishte e lehtë, por unë absolutisht, 100 për qind se Arsenali do të kthehet aty ku e ka vendin”, ka thënë drejtori menaxhues, Vinai Venkatesham për The Independent.

“Hapi i parë që ne kemi nevojë është kthimi në Ligën e Kampionëve dhe mandej ne të fillojmë garën dhe pastaj ne duhet të fitojmë trofe më të mëdhenj”.

“Unë besoj se do ta bëj këtë. Natyrisht, nuk jam naivë dhe e di që ne garojmë për trofe në një ambient shumë sfidues”.

Venkatesham, i cili thuhet se ishte njeriu kryesor që e deshi Emery në Arsenal pasi mendonte se ai është njeriu i duhur.

“Energjia e tij është jashtëzakonisht e madhe”, shtoi ai. “Besojë se ai do të na sjell trofe të mëdhenj në Arsenal”