Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raportoi “live” në emisionin “Open” mbi situatën në Bularat pas mbajtjes së ceremonisë mortore të Kacifës ditën e sotme, duke bërë të ditur se 12 persona janë ndaluar në Kakavijë.

Mësohet se këta persona janë ndaluar për t’u verifikuar dokumentet si edhe për shkak të bllokimit të rrugës. Mes tyre është edhe ekstremisti grek Babis Harallambos, i cili siç mëson gazetarja e Top Channel, është futur në Shqipëri jo në mënyrë të ligjshme, të paktën nuk rezulton në sistemin TIMS.

Ndërkohë, gjatë ditës të pranishme në Bularat mësohet se kanë qenë edhe Forcat Antiterror, të cilat kanë filmuar dhe monitoruar të gjithë situatën e krijuar. Gjithashtu kanë marrë pjesë edhe në pyetjen e personave të ndaluar.
Mësohet se në komisariat ka qenë për të takuar të ndaluarit edhe Vangjel Dule.

Loading...