Nga Arian Galdini
What the fuck?
Ky është prej sot, lajtmotivi nacionalist i një internacionalisti që pretendon të jetë rilindas, i cili me shallvare prek tabanin, me atlete bën hajvanin, e me fjalime bën Fan Nolin pa Zot kur mes tyre bën krokodilin me lot.
E shau Europën, e mbrojti Hashimin, e tërhoqi duarsh Ramushin, i doli për Zot Çet Kastratit, veshi qyrkun e bashkuesit dhe ngriti kompasin e shkëmbyesit të kufijve.
Me pak fjalë, i bëri të gjitha e nuk bëri asgjë.
Si gjithmonë, ai rolin e tij e sheh si protagonist i dorës së dytë, që gjithçka që bën e ka estetike ndaj edhe di ta bëjë më mirë se të ngarkuarit kryesorë.
Por nuk e ka me “ah sikur tia jepnin atij rolin protagonist”. Jo.
Ai nuk ka këllqe të marë rol kryesor.
Ai do vetëm show dhe lodrime estetike.
Vetëm kaq.
Nuk do përgjegjësi sepse do që ta ketë mirë me të gjithë, e ti gënjejë të gjithë.
Edi Rama është si eunuku që e di shumë mirë sesi bëhet ajo punë, por nuk e bën dot.
Eunuku sot ishte në Pejë.
Mos u ngazëlleni nga eunuku kur me duar e gjuhë lakuriqe fërkon nacionalizmin, as mos ia merrni seriozisht kur kërcen tango me Hashimin, as kur i këndon poshtë ballkonit Vuçiçit.
Bën kot.
Ky do vetëm të dalë në TV e të bëjë ndonjë lajm në mediat ndërkombëtare që ta marin në tel e ti flasin anglisht, gjermanisht apo frëngjisht, e patjetër turqisht e serbisht.
Ngordh edhe për ndonjë foto a video epike e për çfarë i takon atij, ai vetë ka mbaruar punë.
Nëse të tjerët reflektojnë mbi të, fjalët, veshjen a gjestet e tij është problemi i tyre dhe ekstaza e tij.
“What the fuck-un” e sotëm e ka thënë sepse i ka pëlqyer “don’t fuck-u” i Mirela Kumbaros.
Edi Rama marroset pas skandalizimit dhe magjepsjes së të tjerëve.
Gurguleja e Mirelës me “don’t fuck-un” e saj, duket qartë se ia ka ngacmuar xhelozinë dhe trillet e tij prej snobi.
Andaj sot “don’t fuck-un” e Mirelës e bëri “what the fuck” Kryeministror.
Çdo ngazëllim a tollovi nga e sotmja e Ramës në Pejë, do të ishte shpenzim bosh energjie.
Ai është as më shumë e as më pak, veçse Kryeministri i Mafias Estetike në Republikën e tij të Pacipësisë.