Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se në Tiranë ka përpjekje për të hedhur baltë mbi procesin e afrimit mes Serbinë dhe për ta treguar atë si proces në dëm të Kosovës çka sipas tij është komplet një mënyrë e vjetër e të luftuarit të kundërshtarit politik.

“Edhe kjo e ka jehonën e vet këtu në forca të caktuara, individë. Nuk jam nacionalist sepse nacionalistët ia duan të keqen tjetrit, unë jam patriot sepse e dua të mirën e vendit tim. Nacionalistët duan të shohin vendin e tjetrit tek digjet, kurse patriotët duan që vendi i tyre të lulëzojë dhe që të lulëzojë vendi yt do të thotë që të jesh i drejtë me tjetrin dhe të kërkosh që tjetrin ta bësh pjesë të suksesit tënd”, është shprehur Rama, njofton Klan Kosova.

“Kjo është shah. Lufta është njëfarë mënyre boks, pavarësisht se ka brenda gjitha elementet e strategjisë. Paqja është shah. Nuk mund të vrasësh dhe të kacafytesh atë që është në finale. Gjithçka duhet bërë me strategji”.

“Mendoj që nuk ka shumë për të menduar në këtë moment sepse është shumë e qartë – sot na duhet të tregojmë se toleranca jonë nuk është dobësi, maturia jonë s’është dobësi se dëshira jonë për dialog, për mirëkuptim, zgjidhja me paqe dhe gjithçka tjetër nuk është dëshira e më të dobëtit përpara më të fortit”, ka thënë ai në Zona B.

Rama ka thënë se të gjitha të sipërpërmendurat janë forca e shqiptarëve si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri.

“Forcën nuk duhet që ta humbasim dhe duhet ta themi qartë atë që mendojmë”.