Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Durrës, ku një grua 50-vjeçare ka rënë nga lartësia e pallatit duke humbur për pasojë jetën.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.5, ku 50-vjeçarja ka gjetur vdekjen e menjëhershme, pasi ka rënë nga kati i shtatë i pallatit ku banonte.