Black Friday’, (E premtja e zezë) njihet si dita pas ‘Ditës së Falënderimeve’ në Amerikë. Në këtë ditë dyqanet hapen në orët e para të mëngjesit dhe mbahen të hapura deri në orët e vona.

‘Black Friday’ shënon fillimin e sezonit të blerjeve të fundvitit dhe zakonisht është dita më e ngarkuar e blerjeve në vit. Dyqanet në këtë ditë ofrojnë çmime promocionale, oferta speciale që i bëjnë shumë njerëz ta kalojnë gjithë ditën duke vrapuar nga një dyqan në tjetrin. Kjo ditë ka marrë këtë emër për të simbolizuar njerëzit, rrëmujën që do të bëjnë ata dhe vjedhjet e shumta.

Në këtë festë njerëzit mbajnë radhë të gjata para dyqaneve dhe në disa raste nga shtypjet kanë ndërruar jetë njerëz.

Kjo ditë tanimë ka kaluar kufijtë e saj, pasi po praktikohet edhe në shumë shtete të tjera të botës.