Këngëtarin Robert Berisha e shohim çdo të hënë në spektaklin ‘Dance with me’ ku së bashku me partneren e tij moderatoren Leila Kraja dhurojnë spektakël.

Për këtë arsye këngëtarit i është dashtur të qëndroj larg familjes për një kohë të gjatë.

Pasditen e së dielës ai publikoi një foto duke u puthur me vajzën e tij Renee në buzë ndërsa shkroi:’Gjithçka e imja’.

Fotoja  mori shumë kritika por Roberti ka reaguar menjëherë duke shpjeguar situatën.  I kontaktuar nga “Class”, këngëtari dha shpjegimin e tij për këtë situatë:

“Shyqyr që është vajza ime dhe fati i saj është që nuk e përpiva fare, po kaloi mirë me një puthje. Aq shumë më merr malli për të”!

Sa u përket paragjykimeve Roberti dha një mesazh për të gjithë portalet që shkruan për të:

“Portalet puthin edhe vajzat e të tjerëve dhe nuk ju duket e çuditshme. Por, kur shohin fytyra publike që bëjnë një gjest të tillë, atëherë bëjnë një shkrim që të përfitojnë nga klikimet. Gjithsesi, janë shumë të mirë. Unë i dua fort”, e mbyll ai komentin e tij.

Image