Ajo është një nga yjet më të nxehta në botë e muzikës.

Dhe bëhet fjalë për këngëtaren Dua Lipa që nuk po di të ndalet me çmimet fituese duke i suprizuar çdo  ditë fansat e saj.

Edhe në një postim ditën e djeshme Dua ka njoftuar për sukseset e saj më të fundit.

“Çfarë nate! Tre çmime! Artistja më e mirë me albumin dhe këngën më të mirë ‘New Rules’ Faleminderit LOS40MusicAwards  për këtë mbrëmje perfekte. Do t’i ndajë të gjitha me juve nesër po sot  VERË” ka shkruajtur Dua në postim.

Gjithashtu kujtojmë se këngëtarja sapo ka publikua bashkëpunimin me këngëtarin e njohur Andrea Boçelli ‘ If only’ që në pak kohë ka marrë mijëra klikime në Youtube.