Ish-sulmuesi i Chelseat, Didier Drogba, ia ka lënë Zotit meritën për triumfin e klubit londinez në vitin 2015 në Ligën e Kampionëve, duke treguar se para kësaj ndeshjeje, ai kishte kërkuar nga Zoti t’ia dëshmojë ekzistencën,

39-vjeçari i dha fund karrierës së tij si futbollist dje, pas dy sezoneve te Phoenix, duke shënuar 17 gola gjatë kohës së tij në ligën e dytë të futbollit në Shtete e Bashkuara të Amerikës. Gjatë kohës së tij te Chelsea, Drogba ka fituar një herë Ligën e Kampionëve, katër tituj të Premierligës dhe katër tituj të FA Cup, transmeton Gazeta Express.

Drogba e tregon si një përrallë golin e barazimin dhe penalltinë e fituar në ndeshjen kundër Bayern Munichut në finalen e Ligës së Kampionëve. Kjo ndeshje rezultoi të jetë ndeshja e tij e fundit në karrierën e tij tetëvjeçare me Chelsean.

Por, meritën për këtë sukses dhe këtë moment kaq të veçantë në jetën e tij, Drogba ia lë Zotit, me të cilin thotë se kishte pasur një bisedë në fushë, ku e kishte sfiduar t’ia dëshmonte ekzistencën.

“Unë e kisha një bisedë me Zotin në fushë dhe atë natë e sfidova atë dhe i thashë: “Në rregull, nëse ekziston me të vërtetë, atëherë dëshmoma’. Kështu erdhi edhe goli në minuat e fundit”, ka thënë Drogba.

“Në gjuajtjen e fundit nga korneri, unë i thashë Zotit se tani dua ta shohë se ai ekziston. Kështu që, kur shënova, vrapova drejt kornerit dhe shikova lart në qiell. Isha plotësisht i humbur dhe mbaj mend se thosha me vete se Zoti qenka i vërtetë”.

“Kjo është për shkak të lidhjes time me Zotin, besimit tim. Kjo është e vetmja mënyrë që mund ta sqarojë atë që kishte ndodhur atë natë sepse nuk kishte mundësi që ne ta mposhtnim Bayernin para tifozëve të tyre, kur ishim duke humbur 1-0. Mund të kishte qenë një film të cilin nuk do ta harroj asnjëherë”