Milani luajti në transfertë me Udinesen ndeshjen e javës së 11-të të Serie A.

Ashtu si në ndeshjen e kaluar me Genoan, edhe sonte kuqezinjtë fitojnë në minutat shtesë ndaj bardhezinjve nga Udine.

Pikërisht Romagnoli (i njëjti autor si ndaj Genoas) në minutën 97-të me një gjuajtje të fortë brenda zone shënon golin e vetëm të sfidës, duke i dhënë tri pikët Milanit.