Në “Programin 200” që u transmetua sot në mbrëmje orën 22:00, ishte i ftuar edhe ish i burgosuri politik Aljadin Demiri ku foli mbi arratisjen e Gruevskkit duke sqaruar se ai nuk mund të largoheshe nga Maqedonia pa njerëzit e tij që sot e kësaj dite i ka në pushtet, sidomos në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Një kryeministër që sundoi 10 vjet, megjithatë këto hipoteza të identitetit, nacionalizmit, antikitetet maqedonas, në anën tjetër ndërtoi edhe një shtet VMRO maqedonas dhe jo një shtet maqedonas për të gjithë qytetarët. Në kuadër të kësaj ai ndërtoi strukturat e tij klandestine, të cilat funksionojnë në shtet edhe sot e kësaj dite. Ai shfrytëzoi sistemin e vet që ai e ndërtoi në vite. Ai nuk mund të ikte nga Maqedonia po të funksiononte Ministria e Brendshme, nuk munde, është absurde.