Ivica Daçiq ka reaguar pas deklaratave të fuqishme nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në ditën e marrëveshjeve të bashkëpunimit mes Qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë.

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ka reaguar pas deklaratave të fuqishme nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në ditën e marrëveshjeve të bashkëpunimit mes Qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë.

Ai ka thënë se sot Shqipëria mbështet sipas tij bllokadën e mallrarve serbe dhe me këtë rast Rama ka shkelur marrëveshjet e bashkëepunimit regjional.

“Rama ka shkelur marrëveshjes regjionale të bashkëpunimit, hapësirën e bashkëpunimit ekonomik, të gjitha ato për çfarë kemi biseduar. E pakuptimtë është të mbajmë takime të tilla për bashkëpunim rajonal, pas asaj që ka thënë sot Rama së bashku me Haradinajn”, deklaroi Daçiq për mediat serbe.

Rama shfaqi mbështetjen e tij të plotë ndaj vendimit të Kosovës për vendosje të taksës prej 100 për qind ndaj mallrave të importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.