Ajo ishte e para aktore që hapi serinë e akuzave për ngacmim seksual në Hollywood nga producenti Harvey Weinstein, por italiania Asia Argento është bërë tashmë pjesë e një skandali më të madh që sheh atë si protagoniste të abuzimit seksual me një të mitur që quhet Jimmy Bennett.

Edhe pse e mohoi sajti amerikan ‘T’MZ publikoi një foto ku shikohet aktorja italiane në shtrat së bashku me  minorenin 17 vjeçar.

Së fundmi aktorja është fotografuar duke u puthur me Fabrizio Coronën e cilësuar ndryshe si mbreti i paparacëve.

E pabesueshme por e vërtetë, çifti më i papritur i vitit shkruajnë mediat italiane.

Në një interviste për revistën ‘Chi’ aktorja tregon se është njohur me Fabrizion në një takim pune, e cila ishte vetëm për disa minuta dhe zgjati plot dy orë.

Image

Image

Image