Të gjithë ata që studiojnë për shumë vite njihen si “studentë të përjetshëm”.  Të gjithë prej nesh të paktën e njohim një person të tillë, dhe shumica prej tyre i kanë arsyet e tyre për prolongimin e studimeve.

Një rast i tillë është Larry Johnson, që ka diplomuar pas gati 50 viteve. Ai pas gjysmë shekulli nga regjistrimi i studimeve më në fund ka marrë diplomën, kurse gjatë ceremonisë së diplomimit ka bërë edhe një selfie, transmeton Telegrafi.

Kjo ngjarje për të ka qenë shumë e rëndësishme, dhe kështu deshi ta ndajë me përdoruesit e tjerë në rrjetet sociale.

“Qëllimi im ka qenë të përfundojë studimet para se të mbush 100 vjet. Kam diplomuar 33 vite para se të mbushi 100 vjet”, ka shkruar Johnson përbri “selfie” së postuar.

Larry sot i ka 66 vjet, kurse fakultetin e kishte regjistruar në vitin 1969. Gjatë gjithë kësaj kohe kishte ndërruar disa degë të studimeve, por edhe ka pauzuar gjatë studimeve, dhe madje në disa momente ishte i bindur se kurrë nuk do të arrijë të diplomojë.

Tani që është bërë me diplomë, nuk dëshiron që ajo të shërbej vetëm si dekor, por t’i ndihmojë të gjej një punë të mirë.

Megjithatë, këshillon të rinjtë që të mos ndjekin hapat e tij, por pranoi se i vjen mirë që do të shërbej si model se gjithçka është e mundur nëse ekziston vullneti.