Gianluigi Buffon i ka këshilluar shokët e tij të skuadrës Paris Saint-Germain se “do ta kenë të vështirë” që të luajnë në Napoli dhe ka lavdëruar trajnerin italian, Carlo Ancelotti

Portieri është rikthyer në Itali për herë të parë si një lojtar i një ekipi tjetër pasi që u largua nga Juventusi në verë dhe tashmë është konfirmuar se ai do të startojë nesër.

“Është vështirë që të luhet këtu”, tha Buffon në konferencë për shtyp.

“E njoh stadiumin shumë mirë dhe pasionin e tyre. Është vështirë, sepse ka një lidhje të madhe mes tifozëve dhe skuadrës dhe do të jetë e vështirë të fitohet këtu, sepse ne e pamë edhe në ndeshjen e parë që Napoli është një skuadër për t’u respektuar”.

“Nuk është një ndeshje normale, ne e dimë që duhet të fitojmë, por është e rëndësishme që mos të humbasim sepse ende kemi mundësi që të kalojmë grupin”.

“Kthimi në një ndeshje të tillë, në Napoli, me jem mua më shumë motivim dhe shpresojë që të jem i dobishëm për skuadrën’.

“Ne e dimë jemi në një situatë të vështirë, por po ashtu është e vërtetë që skuadra është duke u rritur javë pas jave, kjo me jep shpresë”.