Gianluigi Buffon pritet që të startojë për Paris Saint-Germain si kundër Toulouse ashtu edhe kundër Liverpool, shkruan sot gazeta L’Equipe.

Veterani italian deri me tani ishte në rotacion në rolin e portierit bashkë me Alphonse Areola.

Tani që dënimi i Buffon skadon në Ligën e Kampionëve dhe ai luajti në barazimin 1-1 me Napolin, ai duket se preferohet të startojë para tij në këtë garë.

Raportohet që Buffon do të nxeh dorëzat kundër Toulouse të shtunën në Ligue 1 dhe në ndeshjen kruciale të Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit të mërkurën e ardhshme.

PSG ka shqetësime para kësaj ndeshje, pasi që Neymar dhe Kylian Mbappe të dy janë kthyer të lënduar nga ndeshjet me Kombëtare