Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Zvicër kërkon të bojkotohen produktet serbe në Kosovë. «Të indinjuar thellë me propagandën dhe shpifjet e njëpasnjëshme, sidomos këto të fundit nga Serbia për mospranimin e Republikës së Kosovës në organizatën për siguri INTERPOL, kryesia e RRJETIT TË BIZNESEVE SHQIPTARE NË ZVICËR i fton të gjithë anëtarët e saj t’i bojkotojnë të gjitha prodhimet nga Serbia.», thuhet në komunikatën e tyre duke kërkuar që masat e ndërmarra nga Qeveria e Republikës së Kosovës për ngritjen e taksës prej 100% për prodhimet serbe, të fuqizohen nga të gjithë ne me bojkot total të PRODHIMEVE, MALLRAVE DHE SHËRBIMEVE serbe, shkruan albinfo.ch.

«Po ashtu u bëjmë thirrje të gjithëve që po të kenë mundësi, të mos kalojnë asnjë kilometër rrugë nëpër Serbi, ne nuk duhet të financojmë një APARTEID të ri në EVROPË. Blerja e vetëm një litri karburant, pako duhani apo edhe akullore, do ta ndihmonte e ta forcon shtetin serb për të na luftuar në çdo iniciativë politike, kulturore, sociale, sportive. STOP. Zot, ruaje kombin shqiptar!», thuhet në fund të komunikatës së Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër, të nënshkruar nga kryetari Qamil Isufi.