Pas taksës së Qeverisë, qytetarët bëjnë apel që të mos konsumohen produkte serbe

Fatmir Bajraliu, nga Prishtina, shportën e tij e ka të mbushur me produkte vendore.

Ai thotë se as më parë nuk kanë përdorur produkte serbe, por që nga vendosja e taksës prej 100% nga qeveria e Kosovës, ka vendosur t’i braktisë këto produkte.

E se ka rënë interesimi për produktet serbe, ani pse disa prej tyre janë liruar, vërehet edhe në raftet e supermarketeve të vendit tonë.

Nga interesimi i zbehte i konsumatorëve, raftet me këto produkte, po mbesin thuajse të paprekura.

E mendim të njëjtë, ka edhe Emin Pakashtica, një konsumator tjetër nga Prishtina.

Pakashtica, thotë se që nga viti 2006, bashkë me familjen e tij, po mundohen të konsumojnë vetëm produkte vendore.

Qytetarët përveç që nuk po i përdorin këto produkte, ata po bëjnë edhe apel tek të tjerët, që këto produkte, t’i zëvendësojnë me ato vendore.

E porosi për të blerë produkte vendore, qytetarët e Prishtinës, të hënën kanë parë përgjatë gjithë sheshit të Kryeqytetit.

Këtu gjatë tri ditëve të ardhshme, do të mbahet panairi BLEJ SHQIP.

Sipas koordinatorit të këtij projekti, Adrian Berisha, në këtë panair, do të jenë 70 biznese nga Kosova dhe 80 nga Shqipëria.

Në fund, Berisha u ka bëre thirrje qytetarëve që të përdorin sa më shumë produkte që vinë nga dy shtetet shqiptare pas pos çmimeve të arsyeshme janë edhe kualitative.