Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi gjatë debatit që pati në  televizionin 21 tha se buxheti i Maqedonisë është i paraparë që të jetë 3.7 miliard euro ku do të ketë rritje prej 3.2 për qind dhe deficit prej 2.5 për qind.

“Rritjen e bazojmë nga rritja e industrisë së vendit, rritjen e turizmit, tregtisë por njëkohësisht përmisimin e gjendjes sa i përket sektorit të ndërtimtarisë ku ka patur ngecje gjatë vitit 2018.Unë mendoj se ky buxhet do të sjell një zhvillim ekonomik më të lartë në Republikën e Maqedonisë. Integrimi i vendit në Bashkimin Evropian dhe në NATO dhe rikthimi i së drejtës në vend dhe stabiliteti në vend do të motivoj investitorët e huaj,” u shprehë Ministrin i Ekonomisë,”Kreshnik Bekteshi.