Pas më shumë se dy javësh këngëtari Arkimed Lushaj i njohur si Stresi ndodhet në burg, pasi u arrestua me akuzën e pjesëmarrjes në bandë kriminale si dhe për armëmbajtje pa leje.

Gjatë mbrëmjes së sotme është bërë një video live në Instagrimin e Stresit, e cila ka shkaktuar mjaft diskutime.

Në video shfaqet një person duke udhëtuar me makinë, por nuk dihet me saktësi nëse është reperi që ka realizuar videon apo menaxherët e tij që merren me administrimin e faqes në Instagram.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Stresi shfaqet në rrjetet sociale që prej arrestimit të tij para dy javësh në një lokal në Linzë të Tiranës.