Ousmane Dembele është duke u ballafaquar me kritika në javët e fundit për shkak të jo profesionalizmit të tij, mirëpo Bernd Schuster nuk është i befasuar.

Ish-trajneri i Real Madridit nuk mendon se francezi është lojtari i duhur për nivelin e Barcelonës dhe dysho se do të kishte sukses edhe në Borussia Dortmund, transmeton Gazeta Express.

“Janë disa lojtarë që janë të duhur për Barcelonën, dhe disa nuk janë”, ka thënë Schuster.

“Është diçka që shihet nga fillimi, nuk ke nevojë të presësh tri sezone”.

“Është një gabim që nuk e kanë ditur se si është ai jashtë fushës”.

Ish-lojtari i Dortmundit ka marrë shumë kritika për sjelljen dhe profesionalizmin e tij gjatë këtij sezoni, pasi që është raportuar se ai vonohet në stërvitje, por edhe për ndeshje.

Për këtë arsye, ai ka marrë kritika edhe nga bashkëlojtarët e tij, si Luis Suarez dhe Gerard Pique, si dhe nga legjenda e klubit, Carles Puyol