Për ta siguruar transferimin e ish-lojtarit të Liverpoolit, Philippe Coutinhon, Barcelona ishte dashur të arrinte kompromise me klubin anglez, të cilët në marrëveshje kërkuan që të përfshihet edhe pika që katalonasit të mos kenë të drejtë të blejnë lojtarë të Liverpoolit deri në vitin 2021.

Coutinho u transferua në Barcelonë gjatë afatit kalimtar të janarit të këtij viti, nga Liverpooli për rreth 140 milionë euro. Megjithatë kjo shumë e madh parash nuk i mjaftoi Liverpoolit, transmeton Gazeta Express.

Klubi anglez dëshironte të sigurohej se katalonasit nuk do të kërkonin më të transferonin lojtarë të tyre. Për ta arritur këtë gjë, ata e futën një klauzolë në marrëveshjen për transferimin e Coutinhos, ku Barcelonës iu ndalua të kërkonte lojtarë të klubit anglez për tri vitet e ardhshme.

Liverpooli kishin pësuar edhe më parë nga interesimi i Barcelonë për yjet e skuadrës së tyre, pasi që qendërsulmuesi uruguaian, Luis Suarez, ishte transferuar në Spanjë në vitin 2014, pasi që sezonin e fundit me Liverpoolin, nuk kishte arritur ta fitonte për pak titullin e Premierligës.

Skuadra aktuale e Liverpoolit përbëhet nga shumë lojtarë të talentuar të cilët do të mund ta përmirësonin në skuadrën e Barcelonës, dy prej më të kërkuara janë Roberto Firmino dhe Virgil van Dijk.