Një baba ka treguar se si ai e mbyll djalin e tij nëntë vjeçar në një kafaz druri çdo mëngjes para se të niset për punë në Tajlandë.

Babai i vetëm, Chamnan Duangjan, 38 vjeç, tha se djali Porrames ka probleme të sjelljes, pas një lëndimi të rëndë që ka marrë në kokë në një aksident në vitin 2012, në Karbit të Tajlandës.

Nëna e tij ka ndërruar jetë në këtë aksident, dhe duke mos pasur askënd që të kujdeset për fëmijët gjatë kohës që Chamnan ishte në punë, djali vraponte dhe fshihej në pyll.

Për pesë vite me radhë, babai i tij thotë se ka qenë i detyruar që ta mbyllë djalin e tij në “kafaz”, pasi që sipas tij, sjellja e djalit u bë gjithnjë e më e çrregullt, dhe për këtë arsye ai nuk mund të dërgohet në shkollë të zakonshme.

Në këtë mënyrë ai ndërtoi një lloj kafazi prej druri në të cilën mund ta lë vetëm përderisa ai është duke punuar.

Gjatë kohës që babai i tij është në punë, fqinjët e ushqejnë Porrames, i cili është më i riu nga tre vëllezërit dhe motrat, përmes hapësirës se copëzave të drurit.

Këtë ai thotë se po e bënë pasi nuk ka kushte tjera për t’ia siguruar kujdesin dhe kjo është e vetmja mënyrë që mund ta mbajë atë të sigurt.