E shtuna në La Liga mbyllet me një super duel, ballafaqimi e madh mes Atletico Madridit dhe Barcelonës në “Wanda Metropolitano” në Madrid, ku luhet edhe për vendin e parë në ligë.

Momentalisht, Atletico renditet në vendin e tretë me 23 pikë, aq sa ka Sevilla në pozitën e dytë dhe Alavesi në të katërtën, me Barçën që prin me 24 pikë, raporton Gazeta Express.

Atletico vjen në këtë takim në formë të mirë, pasi është e pamposhtur në nëntë ndeshjet e fundit, pesë fitore dhe katër barazime, ndërsa në 14 takimet e fundit është mposhtur vetëm një herë.

Ecuria mbresëlënëse e Barçës prej 42 ndeshjeve pa humbje në shtëpi në ligë u ndërpre nga Betisi, i cili i mundi katalonasit 4-3 në ndeshjen e kaluar.

Kjo do të jetë përballja e 163-të mes Atleticos dhe Barçës. Atletico i ka 50 fitore, 39 ndeshje kanë përfunduar me barazim, ndërsa Barça i ka fituar 73 përballje.

Përballja e sotme në Madrid nis në orën 20:45.

Formacionet zyrtare të të dy skuadrave:

Atletico Madrid: