Disa pista të reja hetohen pas vrasjes së djeshme në Shkodër, ku një person mbeti i vrarë me armë zjarri dhe një tjetër u plagos.

Lidhur me një pistë hetimi, mësohet se Policia ka dyshime se viktima Ferracaku, kryente vrasje me pagesë.

Viktima është Fatos Ferracaku, 40 vjeç, kushëri i afërt me Arjan Ferracakun, biznesmenin 31-vjeçar të vrarë më 1 shtator 2018 po në Shkodër, teksa kalëronte. I plagosur mbeti Fatmir Mehaj, 48 vjeç, i cili mësohet se është kunati i viktimës (vëllai i bashkëshortes). Fatmir Mehaj, në tentativë që të mbronte kunatin e tij nga plumbat, i ka dalë para e për pasojë ka marrë dy plumba.

Ngjarja, sipas Policisë, ndodhi rreth orës 11:15. Sipas dëshmitarëve, njëri prej autorëve ka zbritur nga motoçikleta dhe është afruar te tavolina e shënjestrës. Në një distancë të afërt, ai ka nxjerrë një armë pistoletë. Në këtë moment, 48-vjeçari Mehaj ka tentuar t’i dalë para Ferracakut për ta mbrojtur atë. Por autori ka shtënë plot tetë herë dhe viktima, baba i katër fëmijëve, ka marrë plumb në kokë, gjoks dhe këmbë.

Loading...