Është një prej aktoreve më të bukura dhe më të paguara sot të Hollivudit, dhe sigurisht, meshkujt duhet t`i vijnë rrotull gjithë kohën! Por Jennifer Lawrence, fituese e një cmimi Oskar, ka një problem të cuditshëm, që me sa duket nuk e lejon të ketë raporte të qendrueshme.

27 vjecarja ka qenë e lidhur me aktorin Nicholas Hoult, regjizorin Darren Aronofsky dhe këngëtarin Chris Martin, megjithatë, këto lidhje nuk kanë zgjatur shumë.

Lawrence rrëfen se ka dicka ndryshe tek ajo: e urren kontaktin fizik. Kam frikë nga sëmundjet, thotë aktorja, sidomos ato seksualisht të transmetueshme. Nëse me duket se do të jem e rrezikuar prej dickaje te tillë, shkoj me vrap tek mjeku. Siç ka pohuar edhe vetë, përpara se gjërat të bëhen më intime mes saj dhe partnerit, i kërkon atij të bëjë të gjitha analizat e duhura për të treguar se nuk vuan nga ndonjë sëmundje e transmetueshme.

Image