Autoriteti i Rrugëve ka bërë të ditur situatën e deritanishme në akset nacionale shqiptare dhe ato rrugë që paraqesin problematika për shkak të rënies së borës në nivele intensive.

Sipas ARRSH-së të gjitha akset e rëndësishme janë të kalueshme. Autoriteti ka kërkuar kujdes të shtuar në disa akse pasi rrugët janë të rrezikshme dhe kërkohet kalimi vetëm me zinxhir.

Për më tepër lexoni njoftimin e ARRSH:

Ne aksin Prrenjas-Qafe Thane-Lin po punohet me 2 borepastruse.Ne aksin Pogradec-Qafe Plloce-Maliq jane 2 borepastruese.

Ne aksin Maliq-Korce eshte ne veprim 1 borepastruese. Ne aksin Korce-Voskopoje 2 borepastruese. Ne aksin Korce-Kapshtice 4 borepastruese.

Ne keto dy akse eshte punuar me intesitet te larte dhe ne keto momente eshte normalizuar situata.

Pavaresisht se reshjet kane filluar dhe ne aksin drejt Qafes se Malit dhe Fushe Arrezit, kalueshmeria vazhdon normalisht.

ARRSH u ben thirrje drejtuesve te mjeteve te tregohen shume te kujdesshem gjate udhetimit ne oret e nates dhe ne oret e para te mengjesit pasi ne segmente te caktuara mund te kete ngrica per shkak te temperaturave te uleta.

Shume e rendesishme qe te respektohen rregullat e qarkullimit rrugor, sinjalistika dhe udhezimet e punonjesve te policise ne terren.