Ekstremisti i njohur grek, antishqiptari Babis-Harallambos Karathano, është vënë në pranga nga policia e Gjirokastrës, për episodin e bllokimit për më shumë se 10 minuta të aksit Gjirokastër-Kakavijë , për përfundimit të ceremonisë së varrimit të Konstantinos Kacifas.

Karathano dhe një tjetër grek, Anestis Kracis, u arrestuan si organizatorë të bllokimit të trafikut me akuzën e “tubimit të paligjshëm”.

Ende janë të paqarta se si një njeri si Babis-Harallambos Karathano, me CV-në e tij të larmishme dhe shumë të pasur me aktivitete kundër Shqipërisë dhe interesit tonë kombëtar, ka arritur të jetë atje sot dhe qetësisht ta na bëjë karshillëk para kamerave shqiptare dhe greke, mbi të gjitha duke kaluar fare lehtësisht përmes pikës kufitare të Kakavijës.

Rreth 500 shtetas grekë u mblodhën në një tubim në rrugë duke bllokuar qarkullimin e automjeteve, teksa lanë fshatin Bularat të Gjirokastrës ku u bë ceremonia, për tu kthyer sërish në Greqi.

Policia shqiptare në një bilanc të sajin thotë se ka ndaluar futjen në Shqipëri të 46 personave përmes pikës kufitare të Kakavijës, 44 prej të cilëve huliganë. Në mesin e të proceduarve është edhe një polic grek nga burgu i Janinës i cili ishte në Bularat gjatë ceremonisë.

Ndërkohë, tre shtetas grekë janë proceduar sot penalisht nga Policia e Gjirokastrës për veprën penale të “nxitjes së urrejtjes”. Teksa tentuan të hynin në Shqipëri, atyre iu gjetën në kufi objekte të papërshtatshme, të tilla si bluza dhe veshje të Epirit të Veriut, simbole nacionaliste dhe që shkaktojnë nxitje të urrejtjes. Për këtë arsye, ata u kthyen pas nga Policia Kufitare e Kakavijës dhe nuk u lejuan që të hynin në Shqipëri. Përpos refuzimit të hyrjes, 3 grekët janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për veprën “nxitje e urrejtjes” që do të thotë se ata do të paraqiten në Komisariatin e Policisë së Gjirokastrës ditët në vijim për t’u marrë në pyetje.

Kostandino Kaçifas u vra më 28 Tetor në Bularat nga forcat RENEA, pasi qëlloi me armë policinë dhe refuzoi që të dorëzohej.

Ceremonia e varrimit nuk i ngjau aspak një lamtumire mortore. Një protestë e vërtetë anti-shqiptare nga mijëra ekstremistë grekë që u mblodhën në fshatin e vogël minoritar në Shqipëri duke vënë në dyshime të forta edhe kushtet e sigurisë së kalimit në pikat kufitare. Por kjo situatë skandaloze nuk u mjaftua me kaq.

Pas koreve të panumërta raciste gjatë ceremonisë, në përfundim të saj, dhjetëra shtetas grekë që morën pjesë në varrim, kanë shkelur edhe ligjin shqiptar. Ata bllokuan për disa minuta aksin kryesor rrugor Gjirokastër-Kakavijë, duke shkaktuar radhë të gjata pritjeje dhe njëherazi shumë irritim tek udhëtarët me makina.

Në rrugë u shpalos gjithashtu dhe një banderole e madhe me imazhin e minoritarit grek, datën e tij të vdekjes si dhe një mesazh që shkruan: “Vdekja e Trimit nuk quhet vdekje”.

Por kjo nuk ishte e vetmja parrullë anti-shqiptare në tubimin e grekëve”

Vorio Epiri është Greqi
Maqedonia është Greqi
Gjaku na thërret të djegim shqiptarin
Shqiptarë të poshtër.
Zjarr kundër qenve shqiptarë.
Gazetarët shqiptarë janë të poshtër

Një manifestim i nacionalistëve ekstremistë grekë, do të ndalohej nga policia në çdo vend demokratik të botës.

Loading...