Jeta personale e Ariana Grande ka bërë titujt e mediave në mbarë botën gjatë gjithë vitit 2018.

Ndarja nga ish i dashuri Mac Miller dhe fejesa me Pete Devidson vetëm disa javë më vonë.

Më pas vdekja e Mac nga mbidoza dhe ndarja e këngëtares nga Pete, një muaj pas ngjarjes së dhimbshme.

Për të gjitha këto, si edhe për ish të dashurit e mëparshëm Big Sean dhe Ricky Alvarez, Grande ka publikuar një këngë.

“Faleminderit, tjetri” titullohet kënga e Arianas e cila po komentohet shumë nga mediat.

“Mendova se do të përfundoj me Sean, por ai nuk mu përshtat.

Shkrova disa këngë për Rickyn, tani i dëgjoj dhe qesh.

Madje pothuajse u martova dhe Petes i jam falenderuese.

Do doja t’i thoja faleminderit Malcolm (Mac Miller), sepse ai ishte engjëll”-këndgon Ariana.

Image