Avokatët e Gonzalo Higuain dhe Milan kanë apeluar rastin e kartonit të kuq të këtij të parit, pasi që Serie A e dënoi me dy ndeshje moslojë

Higuain u ndëshkua kundër Juventusit pas humbjes 2-0 në San Siro,l pastaj humbi durimin dhe u përlesh me gjyqtarin, duke u larguar nga fusha me lot në sy lojtarët e skuadrës së tij dhe skuadrën e tanishme.

Sipas Sky Sport Italia, HIguain do të dëshmojë bashkë me avokatët e Milan në Romë të premten për këtë dënim.

Ata duan që dënimi i tij ti reduktohet nga dy ndeshje moslojë në një.

Gjyqtari Paolo Silvio Mazzoleni po ashtu do të dëshmoi në këtë seancë të apelit nesër.