Edhe pse njoftoi dje, Ministri i Financave Dragan Tevdovski nuk mori pjesë në promovimin e sotëm të buxhetit civil për vitin 2019. Këtë e bëri Zëvendës Kryeministri Koço Angjushev. Të dy një kohë të gjatë kanë mosmarrëveshje që filluan me një grindje në mbledhjen e Këshillit Ekonomik dhe Social. Për Angjushevin “grindja” është një fjalë e rëndë për atë që ka ndodhur mes tyre.

DJE DERI NË ORËT E VONA TË MBRËMJES ISHIM NË NJË TAKIM TË PËRBASHKËT ME MINISTRIN TEVDOVSKI DHE KRYEMINISTRIN. MARRËDHËNIET JANË TË SHKËLQYERA. PRA, UNË NUK MENDOJ SE DUHET TË BËNI NJË FAMË PËR DIÇKA QË MUND TË JETË NJË BISEDË NORMALE. DO TË DONIT NJË QEVERI KU NUK KA BASHKËBISEDIM DHE KA VETËM TË BINDUR QË DO TË DËGJOJNË SE SI DIKUSH URDHËRON DHE TË GJITHË TË JENË TË RENDITUR”- THA KOÇO ANGJUSHEV , ZËVENDËSKRYEMINISTRI PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE.

Kryeministri Zoran Zaev në emisionin “360 Gradë” konfirmoi se mes Angjushevit dhe Tevdovskit ka pasur mospajtime, por pasi ai i ka ndërprerë, ai të dytë i ka dërguar të pinë nga një kafe dhe të bisedojnë.

BISEDUAN BASHKË, UNË NDËRPREVA NJË KËSHILL EKONOMIK SEPSE NUK MUND TË MOS KENË DOZË MINIMALE TË KUJDESIT NË VETE. KJO NUK ËSHTË SE NUK MUND TË MOS PAJTOHEN, POR NUK E DI ÇKA, POR KUR SHOH SITUATA TË PAKËNDSHME E NDËRPREVA KËSHILLIN. U DHASHË PËR DETYRË TË NESËRMEN TË ULEN DHE BASHKË TË PINË KAFE DHE TË DYTË MË INFORMUAN SE ÇDO GJË ËSHTË NË RREGULL, ISHIN MARRË VESH SEPSE SECILI I MBRON QËNDRIMET DHE PËRGJEGJËSITË NË INSTITUCIONIN ME TË CILIN UDHËHEQ”- U SHPREH ZORAN ZAEV, KRYEMINISTËR

Ministri i financave, njëjtë sikurse edhe zëvendëskryeministri i ekonomisë Angjushev për ALsat M demantuan se ka pasur zënka. Ai thotë se është normale në çdo qeveri të ketë mendime të ndryshme për çështje të caktuara, por ajo që është me rëndësi se marrëdhëniet i kemi të mira dhe kemi bashkëpunim të mirë në drejtim të krijimit të jetës më të mirë për qytetarët, përmes masave dhe zgjidhjeve më cilësore ekonomike”, deklaroi Tevdovski për Alsat M.