Një telefonatë anonime ka vënë në gjendje alarmi policinë e Vraçarit (komunë e Beogradit) në Serbi. Personi anonim u kishte thënë policisë së ka vendosur një bombë në afërsi të ndërtesës së Policisë Komunale.

Megjithatë pas kësaj ka ardhur reagimi i ministrisë së Brendshme të Serbisë ,se një gjë e tillë është një alarm fals, shkruan ‘alo.rs’, transmeton Gazeta Express.

Ndërkohë disa media kanë raportuar se një person i panjohur i thirrur si inspektor komunal ka thënë se bomba ishte kurdisur për të eksploduar për 20 minuta.

Gjithashtu në fund të bisedës thuhet të ketë thënë ’Allahu Akbar”.