British Empire në Buckingham Palace e ka nderuar aktoren e njohur Emma Thompson me çmimin Dame Commander. Por gjatë ceremonisë së marrjes së çmimit, ajo është takuar me princin William dhe ndër të tjera e pyeti, nëse mundej t’i jepte atij një puthje, ka bërë të ditur sot BBC.

“E dua princ William. E njoh që kur ishte i vogël dhe teksa po i buzëqeshnim njëri-tjetrit e pyeta: Unë nuk mund të të puth, mundem? Dhe ai më tha: Jo, mos. Kjo ditë nuk është për mua, është për ty”,- është shprehur Emma Thompson.

Aktorja e njohur britanike u shfaq para princit e veshur me një kostum blu dhe me një palë atlete sportive të bardha, duke thyer kështu edhe protokollin mbretëror.

Dhe pikërisht ky fakt bëri që 59-vjeçarja të komentohej shumë edhe për veshjen e saj.

Loading...