Mëngjesin e sotëm një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Librazhd- Qafë Thanë.
Aksidenti ndodhi në Pishkash, ndërsa tre persona janë të plagosur rëndë.

Sipas policisë një mjet, fugon mallrash me targa AA 369 UF, me drejtues shtetasin M.M., 32 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, Korçë, ka dalë nga rruga dhe ka rënë rreth 40 metra në humnerë.

Si pasojë janë aksidentuar drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerët, shtetasit E.M., 22 vjeç dhe K.Ç., 31 vjeç, banues në fshatin Vloçisht Korçë, të cilët po transportohen për në spitalin e Librazhdit, në gjendje të rëndë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.