Është njëra nga artistet më të pëlqyera shqiptare.

Ajo tashmë është larguar paksa nga muzika për shkak se së fundmi është bërë nënë dhe po shijon jetën e saj familjare.

Adelina vitin e kaluar i dha fund beqarisë duke u martuar me avokatin më të pasur në Maqedoni, Serjozha Markov.

Burri i Adelinës dikur ishte i martuar me dikë tjetër dhe nga ajo martesë ka një vajzë 19 vjeçare, ku këngëtarja në një intervistë për Prive flet për raportet që ka me të.

“Burri im i ka gjitha të drejtat për vajzën e vet si çdo prind për vajzën e vet duhet ta dojë më së shumti në botë dhe unë dhe unë jam iniciatore që kudo që shkojmë t’i blejmë dhuratë, kemi respekt dhe marrëdhënie solide”, thotë Tahiri.