Adelina Tahiri, këngëtarja e njohur shqiptare është një nga vajzat më të komentuara të shoëbiz-it shqiptar, sidomos për martesën e saj me biznesmenin maqedonas.

Ajo ka treguar së fundmi se si filloi lidhja e dashurisë me bashkëshortin dhe si e pritën familjarët e saj.

“Në fillim nuk e dija kush ishte, as sa pasuri kishte, unë e pëlqeva për njeriun që është. Nuk ka lidhje se është maqedonas, ai nuk ka vrarë njeri dhe njerëzit nuk kishin pse reagonin ashtu ndaj meje” – u shpreh Adelina.

Mirëpo siç duket Adelina, bashkëshorti i saj dhe të afërm të tyre kanë udhëtuar për pushime në Amsterdam dhe siç duket nga Instagrami i këngëtares, ata po ia kalojnë shumë mirë. Adelina ka publikuar disa video e foto nga Amsterdami dhe një prej tyre është nga “Bulldog” (coffeeshop, dyqan rrobash, restorant, i parë në Amsterdam), pikërisht në zonën ku ndodhet “red light district” ose siç i themi shpesh “te xhamat” pasi aty ndodhen vajza për të cilat duhet të paguash për të kryer marrëdhënie seksuale.

Nuk dihet nëse është fiks aty, por të paktën lokacioni i përdorur nga Adelina i tillë është, me siguri kanë kaluar aty pranë.