Shefqet Krasniqi pas më shumë se katër vitesh e gjysmë përballje me drejtësinë, është rikthyer në Xhaminë e Madhe të Prishtinës, por kësaj rradhe si ligjërues.

Në një intervistë, Krasniqi tregon nëse në të ardhmen do të kandidojë edhe për imam të kësaj Xhamie, pozitë kjo që ai e mbante dikur.

Ai nuk e përjashton një mundësi të tillë, teksa thotë se e ka ende në qejf këtë pozitë.

“Është e vërtetë që unë kam bërë kërkesën vetëm për ditën e mërkurë dhe kjo është madhështore. Kjo është pasuri për qytetin tonë, është aktivitet dhe nder për të gjithë njerëzit. Nuk kam bërë kërkesë për imam, njëherë nuk kam bërë kërkesë për imam, se çka bën zoti më vonë unë nuk e di”, thotë ai

“Unë jam i gatshëm me shërby edhe si ligjërues edhe si imam, vetëm se e kam merak, sepse e kam bërë me vullnet, me qejf dhe me shpirt. E ta shohim se çka bën zoti”, ka shtuar Krasniqi.