Një fotografi e shkrepur në Venecie është bërë një prej imazheve më të shikuara të ditës, në rrjetet sociale, në internet.

Fotografia, që shfaq dy gra të zhytura në ujë deri në gjunjë, në qytetin e përmbytur italian, teksa mbajnë në duar qese të artikujve luksozë që kanë blerë, po komentohet dhe po shpërndahet shumë, sidomos në Facebook.

Ajo po përdoret për t’u tallur me dy gratë e fotografuara, por edhe me njerëzimin, në përgjithësi.

Dikush edhe ka kujtuar një deklaratë, që i atribuohet Fredric Jamesonit dhe Slavoj Zhizhekit, për të përshkruar fotografin

“Është më lehtë të imagjinosh fundin e botës, sesa fundin e kapitalizmit”, kishin thënë ata.