Lazio ka njoftuar se Ciro Immobile dhe Sergej Milinkovic-Savic i kanë vazhduar kontratat me klubin deri në verën e vitit 2023.

Marrëveshjet e tyre të reja u konfirmuar sot përmes një komunikate në uebsajtin zyrtar të Lazios, me Immobilen që ka nënshkruar kontratë të përmirësuar, me pagë vjetore 3.2 milionë euro,

Mesfushori serb Milinkovic-Savic, ndërkohë, thuhet të ketë nënshkruar kontratë me pagë vjetore prej 3 milionë euro plus bonuse dhe pa klauzolë lirimi.

Serbi ka qenë ndër lojtarët më të kërkuar gjatë afatit kalimtar veror, por çmimi i tij i lartë prej 120 milionë euro dhe dëshira për të qëndruar kanë bërë që ai të mbetet pjesë e klubit nga kryeqyteti italian.