Një zjarr i madh ka përfshirë arat e fshatit Barilevë të Komunës së Prishtinës.

Zjarri shihet të jetë shpërndarë në një pjesë mjaft të gjerë të fshatit përderisa nuk dihet për ndonjë person të lënduar.

Në vendin e ngjarjes tashmë kanë dalë edhe njësitë emergjente, zjarrfikësit dhe policia në mënyrë që ta lokalizojnë zjarrin që po përhapet me të madhe.

Indeksonline ka siguruar një video të këtij zjarri. Zjarr i ngjashme dje kishte shpërthyer edhe në Veterenik të Prishtinës.