Nëse jehona është shumë e ulët në referendum, kjo mund të thotë tri punë: bojkot, mosinteresim ose pyetje keq e shtruar. Cila prej këtyre punëve vlen për Maqedoninë duhet vetë të përgjigjen, tha presidenti i Çekisë Millosh Zeman, në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin e Maqedonisë Gjorge Ivanov, i cili po qëndron për vizitë zyrtare dyditore në Republikën e Çekisë.

Ivanov, siç kumtoi kabineti i tij, theksoi se nuk mund lirshëm t’i interpretojmë Kushtetutën dhe ligjet, ndërsa ato qartë tregojnë çka është referendum i suksesshëm dhe çka i pasuksesshëm.

“Fakt është se ne kemi referendum të pasuksesshëm. Cili do qoftë interpretimi tjetër nuk mund t’i ndryshojë numrat të cilat janë fikse dhe dihen. Prandaj unë bëra thirrje në përgjegjësi. Të gjithë që e vizituan Maqedoninë, ndërsa kemi pasur shumë përfaqësues të huaj të cilët në periudhën e fundit e vizituan Maqedoninë, u thash se do të vijë deri këtu. Sepse nuk mund Bashkimi Evropian dhe NATO-ja të jetë alibi për marrëveshje të keqe dhe të dëmshme. Nuk mund të pranoni marrëveshje në të cilën ekziston dispozitë se do të shkohet në referendum dhe ju të mos pranoni ndryshim të Kushtetues, pa siguruar shumicë prej dy të tretave në Parlament. Prandaj theksova se për këtë duhet ndokush të përgjigjet, ndërsa përgjigjja dihet e kujt është. Sa më shpejtë të vijmë deri në përgjegjësi, aq më lehtë mund ta vazhdojmë këtë proces i cili është shumë i ndjeshëm, shumë i ndërlikuar dhe i cili e mban Maqedoninë tani më 27 vjet peng nga kërkesat irracionale të fqinjit të vet jugor”, deklaroi presidenti i Maqedonisë.

Lidhur me anëtarësimin në NATO dhe në BE, Ivanov theksoi se Maqedonia është viktimë e standardeve të dyfishta dhe se marrëveshja me Greqinë nuk përmban garanci se i njëjti do të respektohet nga pala greke dhe njëherit përkujtoi se Greqia nuk e respekton as Marrëveshjen kohore, e as aktvendimin nga Haga.

“Në marrëveshje nuk ka garanci. Ajo marrëveshje është bërë personalisht nga kryeministri, pa e ditur presidenti i shtetit. Ne si kreu i shtetit në Maqedoni kemi ndërtuar konsensus kombëtar në vitet e fundit. Ky ishte qëndrim edhe i presidentëve paraprakë edhe në Kuvend është sjellë deklarata në vitin 2008. Ne pranojmë zgjidhje, por asnjëherë nuk kemi pranuar ndryshim të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë për ndryshim të emrit kushtetues”, tha Ivanov duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve.

I pyetur për një koment për marrëveshjen me Greqinë, Zeman deklaroi se nuk dëshiron të përzihet në punët e brendshme të Maqedonisë, por u bëri thirrje të dyja palëve për të vazhdojnë me negociatat.

“Kjo mund të zgjatë, por shpresojmë se ky kontest do të keni sukses për ta zgjidhur”, deklaroi Zeman në konferencën për shtyp.

Dy presidentët biseduan edhe për mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në sferën e sigurisë, ku Ivanov u falënderua për mbështetjen  dhe ndihmën nga Çekia gjatë krizës emigruese dhe të refugjatëve.

“Kjo është në interes edhe të Republikës së Çekisë. Merreni parasysh se mbrojtja e kufirit është e rëndësishme jo vetëm për emigrantët të cilët kalojnë. Sot më askush nuk mohon se mes emigrantëve ka edhe xhihadistë dhe ushtarë të jashtëm të cilët kthehen në Evropë. Unë e mbështes të drejtën e Maqedonisë për t’i mbrojtur kufijtë. Ato nuk janë vetëm kufijtë e saj, por janë kufij të tërë Evropës së civilizuar”, deklaroi Zeman.

Dy presidentët në takim biseduan edhe për avancimin e bashkëpunimit ekonomik midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Çekisë.