Qeveria është propozues i autorizuar i amendamenteve kushtetuese dhe është e obliguar nga Komisioni nëse këtë e pranon Parlamenti në afat prej 15 ditëve të përgatisë projekt-amendamente. Jam këtu si i pari i Qeverisë për të konfirmuar se së bashku do të ulemi për t’i punuar amendamentet, porositi kryeministri Zoran Zaev në seancën e sotme të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në të cilën shqyrtohet nevoja nga miratimi i amendamenteve.

“Nuk guxojmë të lejojmë vetë të shpallim amendamente. Ne jemi vetëm përpunues të projekt-amendamenteve dhe së bashku do t’i punojmë nëse duhet dhe këtu në Parlament do të vijmë nga Qeveria për ta konfirmuar identitetin, gjuhën maqedonase qoftë në amendamentet ekzistuese ose do të përpunojmë edhe amendament të pestë. Greqia nuk ka asgjë kundër identitetit tonë dhe gjuhës tonë. Jam i gatshëm të bisedoj me palën greke sepse kjo nuk është kontestuese. Problemi është në kufizimin përmes Veriore”, potencoi Zaev.

Ai theksoi se me një prej amendamenteve është paraparë që para Maqedonisë të shtohet Veriore, me tjetër në preambulën të theksohen vendimet e KAÇKM-së, sepse, siç tha, në Shpalljen e KAÇKM-së ka referencë të maqedonasve nga të gjitha Maqedonitë.

“Kjo bëhet që të mos ketë pritje të reja irredentike nga ana e Greqisë kundrejt neve”, tha Zaev.

Amendamenti i tretë, shtoi, ka të bëjë në mënyrën evropiane të paprekshmërisë së kufijve dhe mospasjes së pretendimeve territoriale.

“Këtu është Ballkani, mënyra duke u kujdesur për njerëzit tanë të cilët jetojnë në vendet fqinje dhe në diasporë është më definuar më ndryshe në kushtetutat sesa në vendet anëtare të BE-së. Mënyra duke u kujdesur duhet të jetë adekuate në atë evropiane e cila nuk aludon në përzierje në punët e brendshme të vendeve fqinje dhe të huaja”, tha Zaev.

Qëllimi, siç tha, është që të gjindet marrëveshje e cila do të çojë drejt miqësisë dhe nuk do të lë gjurmë të reja që në të ardhmen qeveri të reja, maqedonase ose greke, të bëjnë disa pakëndshmëri shtesë.

“Tani vetëm konfirmohet nevoja për fillimin e amendamenteve kushtetuese, do të ketë më pas votim për projektin, do të kemi votim prej dy të tretave për amendamentet kushtetuese. Ky është një proces i cili do të zgjasë më shumë se 100 ditë. Prandaj edhe njëherë si i pari në pushtetin ekzekutiv them se jam i gatshëm të ulem me të gjithë duke e përfshirë edhe liderin e VMRO-DPMNE-së që të mund të ndërtojmë skenar dhe konsensus për këtë çështje”, tha Zaev.