Nuk është më risi që emri Kujta & Meri – marka që mban emrin e çiftit të njohur të stilistëve nga Kosova, të përmendet mes emrave shumë të rëndësishëm të modës në botë. Kujta dhe Meri, një emër i njohur për modën shqiptare, këtë herë ka shkelur në një tapet shumë të rëndësishëm dhe për të dytin vit radhazi. Madje, me veshjen më të mirë në Hollywood.

Image

Vitin e kaluar, në Bollywood, aktorja e famshme Parineeti Chopra shkëlqeu me një fustan nga Kujta dhe Meri në tapetin e kuq. Të gjithë folën për të dhe për dizajnin unik me të cilin aktorja e famshme u prezantua para aparateve.

Image

Këtë vit, në tapet erdhi një emër tjetër i ekranit me një zgjedhje të dy stilistëve shqiptarë. Latin American’s Music Awards 2018, një event shumë i rëndësishëm që mbahet çdo vit në Los Angeles, California, pati të ftuar yje nga e gjithë bota. Siç dihet, parada e tapetit të kuq nuk kalon kurrë pa vëmendje, përkundrazi. Kush u vesh më bukur, kush më pak, flokët, grimi e gjithçka tjetër që i përket performancës në tapet është e komentuar gjithandej.

Image

Megjithatë, ajo që të gjithë e komentuan, e vlerësuan dhe e klasifikuan si veshjen më të mirë ishte një zgjedhje shqiptare. Ylli i njohur i serialeve, Aracely Arámbula, u vlerësua si e veshura më mirë në Latin American’s Music Awards 2018.

Votat e publikut online, në pothuaj të gjitha mediat ndërkombëtare kanë renditur Aracely Arámbula-n dhe fustanin e saj si më të mirin në këtë event.